UBT

Diplomaci me pesë mijë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti 2014 pritet të jetë i zbehtë në aspektin e diplomacisë parlamentare dhe me gjasë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti, as këtë vit nuk do të lëvizë shumë jashtë vendit. Komisioni që ai e udhëheq është i kufizuar për të ushtruar veprimtarinë e tij për shkak të mungesës së buxhetit. Në takimin e së premtes kur ky organ ka diskutuar planprogramin për sivjet, është nxjerrë përfundimi se misioni nuk mund të përmbushet kur je i hendikepuar. E hendikepi, sipas tyre, vjen nga buxheti, për faktin se atyre nuk i janë ndarë më shumë se 5 mijë euro për t’i kryer detyrat e përcaktuara me program

Eco Higjiena

Anëtarët e komisionit janë ankuar se me këtë shumë gjatë një viti mund të kryhen vetëm punët administrative dhe të paguhen kafet e takimeve. Kryetari Albin Kurti e ka përshkruar këtë situatë si alarmante pasi, sipas tij, deputetët gjithnjë po varen nga mëshira e shteteve të huaja të cilët i ftojnë dhe ua paguajnë shpenzimet e qëndrimit dhe udhëtimit. “Nuk po mund të zhvillosh politikë aktive. Në njëfarë mënyre ne jemi nën mëshirën e ftesave që na vijnë e që s’na vijnë. Pra edhe aty jemi nën mëshirën e atyre që paguajnë shpenzimet për udhëtime dhe qëndrimet e deputetëve tanë në vizita”, ka thënë Kurti. Për këtë, ai ia ka hedhur fajin Qeverisë e cila, sipas tij, ka hartuar buxhetin sipas të cilit është përkujdesur që Zyra e kryeministrit të ketë më shumë para sesa tërë Kuvendi me 120 deputetë….(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.