GRANDEMALL

Dino kërkoi 4 milionë euro nga Ejupi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Hiq më pakë se katër milionë euro, i ka kërkuar kryetari i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Dino Asanaj, njërit prej aksionarëve të hotelit “Grand”, si kusht të vetëm për ta lejuar zhbllokimin e procesit të privatizimit të hotelit.

Remzi Ejupi, pronar i kompanisë “Eurokoha” dhe kryetar i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, i cili është njëri nga aksionarët e hotelit thotë se sekserët e Dino Asanajt i ka kërkuar dy herë para për ta zhbllokuar procesin.

Ai ka bërë të ditur se në fillim sekserët e Asanajt atij i kërkuan rreth dy muaj më parë 4 milionë euro.

ARKATANA

“Nuk pranuam që ti japim këto mjete shtyen procesin edhe për disa kohë duke ardhur me çmim më të ulët prej 3.5 milionë euro, dhe serish nuk pranuam që të bëjmë një marrëveshje të tillë”, bëri të ditur Ejupi.

“Unë kam fakte dhe dëshmitarë për paratë që m’i kanë kërkuar sekserët e Dino Asanajt dhe do t’i dorëzoj në EULEX, që të nisin hetimet nga prokurorët e huaj”, tha ai, për të shtuar se paratë i janë kërkuar me arsyetimin se ky hotel është pronë e madhe në qendër të Prishtinës dhe se duhet paguar shtesë.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.