ARKATANA

Dikush po ia ka frikën rritjes së LDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se viti 2013 për Kosovën është karakterizuar me një dinamizëm në shumë fusha.

“Viti 2013 u karakterizua me një dinamizëm të veçantë në shumë fusha. Situata ekonomike në vend erdhi duke u keqësuar ndërkaq problemet sociale gjithnjë e më shumë preokupuan qytetarët. Të gjitha këto, si dhe funksionimi i dobët i shtetit mbeti nën hijen e dialogut me Serbinë në Bruksel. Ky vit përfundoi me zgjedhjet lokale, në të cilat LDK-ja doli fituese në shumë komuna të rëndësishme dhe arriti të rreshtohet si parti prijëse me votat e fituara nga qytetarët”, ka thënë Mustafa për Bota sot.

ARKATANA

Mustafa ka thënë se do të punojë me përkushtimin më të madh që LDK t’i fitojë zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.“LDK është parti e vlerave, e cila në radhët e saj ka anëtarë dhe ekspertë me dije dhe ekspertizë nga fusha të ndryshme. Me njerëz të tillë jam i sigurt, se jo vetëm që e meritojmë dhe do ta qeverisim vendin nga viti i ardshëm, por se Kosovën do ta qeverisim më mirë dhe më përgjegjësi të plotë”, tha Mustafa./Bota sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.