Eko Higjiena

Dikur ruante qendërsulmuesit më me nam, sot shet telefona në rrugë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Ramadani, i njohur me nofkën Lalushi, me shumë vështirësi siguron kafshatën për familjen e tij, kurse dikur ikur ishte krejt ndryshe, ai ishte futbollistë cilësorë, kishte një vend pune e adhurohej nga të gjithë.

Dikur ishte hije e pandashme e futbollistëve më të mirë në ish-Jugosllavi, kurse sot Bujar Ramadani, i njohur me nofkën Lalushi, me shumë vështirësi siguron kafshatën për familjen e tij.

Bujar Ramadanin e gjejmë teksa në qendër të qytetit të Gjilanit, në hapësirën e hapur shet pjesë telefoni, biznes me të cilin ai mezi siguron pesë euro në ditë, kurse dikur ikur ishte krejt ndryshe, ai ishte futbollistë cilësorë, kishte një vend pune e adhurohej nga të gjithë.
I njohur si qendërmbrojtës i pakalueshëm, Bujar Ramadani ka kaluar të gjitha kategoritë e ish-Crvena Zvezdës së Gjilanit, luajti gati në të gjitha klubet gjilanase, por edhe të rrethinës, për të vazhduar karrierën edhe në Suedi.

Fundamenti

Edhe gjatë kohës së okupimit, Ramdani nuk pushoi së luajturi futboll, duke qenë kapiten i KF Drita, duke marrë më pas edhe postin e trajnerit. Bujar Ramadani kujton kohërat kur përkrah kishte futbollistët si Faik Konjoshevci, Ramadan Ahmeti, Ekrem Beqiri, Shemsedin Abazi, Muharrem Sahiti, Fadil Kodraliu e futbollistë të tjerë, duke qenë i pakalueshëm edhe nga futbollistët më me nam të asaj kohe, siç ishte Liga e Dytë Federative e ish-Jugosllavisë.

Shumë djersë e derdhur, përfaqësimi që i bëri qytetit këtij ish-futbollisti nuk iu shpagua asnjëherë. Atë mund ta gjesh çdo ditë në vendin e tij të punës, nën qiellin e hapur, duke shitur telefona në rrugë.

“Futbollistët e dikurshëm janë harruar tërësisht, nëpër klube e udhëheqësi nuk kanë zënë vend njerëz që bënë shumë për futbollin e nuk po respektohet kontributi i gjeneratave e po të na angazhonin ne do të bënim shumë”, thotë Bujar Ramadani – Lalushi, që bart përvojën e ish-ligave të ish-Jugosllavisë, por edhe të futbollit suedez, por që për të kurrë nuk pati ndonjë vend pune, por as ndonjë ofertë për të qenë pjesë e ndonjë klubi të qytetit./rajonipress/