Dikur ishte legjendë e boksit, sot s’ka bukë për të ngrënë
Jeta e Aziz Salihut kishte dy fytyra. Kur merrej me sport, ai ishte hero në ish-Jugosllavi. Ai arrinte suksese një nga një në boks, të cilat i sollën para, famë, femra dhe super-luks.
Madje, boksieri shqiptar nga Maqedonia e kishte fituar edhe medaljen e bronztë, në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles të SHBA-ve, shkruan Zëri.
Mirëpo, boksieri i lindur më 1 maj të vitit 1954, nuk e kishte paramenduar kurrë se pas 30 vjetësh do të mbetej në rrugë, pa kulm mbi kokë, pa punë dhe pa para. Legjenda e boksit shqiptar sot ka mbetur pa asgjë.
Por, shtrohet pyetja, ku e la “Zizi” gjithë atë pasuri që kishte. Këtë e di vetëm ai. Sidoqoftë, Salihu mban konferenca të shpeshta në Prishtinë, në qytetin ku u lind, duke kërkuar ndihmë nga shteti, por ajo nuk i erdhi asnjëherë, përcjell Zëri.
Ai insiston se ka hequr dorë nga pensioni në Serbi dhe në Maqedoni, pasi e do një tretman më të mirë në Kosovë, vendin të cilin e do më së shumti.
Deri tash, “Zizi” është lënë anash nga të gjithë. Me siguri, të gjithë pajtoheni se ai e meriton një mbështetje, në ditët më të vështira të jetës së tij. /Zëri/


