RCCOLA

Dihen emrat e kryesisë së PDK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan –(E plotesuar) Këshilli Drejtues i PDK-së ka zgjedhur 25 anëtarët e rinj të kryesisë së PDK-së në Gjilan. Listës i prinë Zenun Pajaziti, Nijazi Idrizi, Riad Rashiti, Izmi Zeka, Qemajl Mustafa.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, sot (e enjte)zyrtarisht ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve për Kryesinë e Degës

Komisioni Zgjedhor i degës së PDK-së në Gjilan, në përbërje të Veton Nevzati, Kremtim Sylejmani dhe Ilaz Rashiti, sot zyrtarisht ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve nga Këshilli i Degës për Kryesinë e PDK-së në Gjilan, ku nga 77 anëtarë sa ka KD, është zgjedhur kryesia e degës prej 25 anëtarëve.

Dega e PDK në Gjilan konsideron se se zgjedhjet e brendshme në parti manifestuan proces të zgjedhjeve demokratike në të cilat secili natyrshëm i është nënshtruar konkurrencës për mundësinë e zgjedhjes në strukturat e saja.

Partia Demokratike e Kosovës, nga ky proces zgjedhor del më e fuqishme për faktin se kishte një proces të hapur zgjedhor për të gjithë, në rikonsolidimin dhe freskimin e radhëve në parti.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan në këtë proces me potenciale dhe energji, punoi në teren gjithandej seksioneve dhe nëndegëve për ta zhvilluar dhe përfunduar këtë proces mirë dhe mbarë më mënyrë demokratike e motivuese për të gjithë.

PDK, dega në Gjilan nga ky proces zgjedhor është e pasuruar edhe me vlera të reja që do të marrin përgjegjësi për tu sfiduar me procese në vetë PDK-në, komunën dhe vendin në përgjithësi.

RCCOLA

REZULTATI I ZGJEDHJEVE PËR KRYESINË E DEGËS SË PDK-SË NË GJILAN

Zenun Pajaziti 44
Nijazi Idrizi 41
Izmi Zeka 39
Riad Rashiti 39
Qemajl Mustafa 38
Sahit Abazi 37
Bujar Nevzati 35
Ejup Haziri 34
Agron Leka 33
Ekrem Kryeziu 33
Musa Nasufi 31
Florina Zymberi 30
Ilir Tahiri 29
Sabedin Kadriu 29
Shukrije Rapuca 29
Shefik Surdulli 28
Fadil Hajdari 27
Agim Brestovci 26
Bajram Shaqiri 26
Xhabir Ymeri 26
Arzie Nuhiu 25
Hajriz Ibrahimi 25
Xhyzide Ismajli 25
Erduan Hamiti 24
Elisah Ymeri 24

———————————————————————

Këshilli Drejtues i degës së PDK-së pas një votimi maratonik ka zgjedhur edhe 25 emrat e rinj të kryesisë së re të cilët edhe do ta zgjedhin kryetarin e PDK-së për Gjilan.

Nga 77 delegat sa i kishte Këshilli Drejtues në garë për kryesinë prej 25 vetave janë kandiduar 68 anëtarë të Këshillit Drejtues.

Sipas listës që ka verifikuar komisioni për numërimin e votave kandidati që më së shumti ka marrë vota është Zenun Pajaziti 44 vota, Nijazi Idrizi 41 , Riad Rashiti 39, Qemajl Mustafa 38, Izmi Zeka 38, Sahit Abazi 37, Bujar Nevzati 35, Ejup Haziri 34, Agron Leka 33, Ekrem Kryeziu 33, Musa Nasufi 31, Florina Zymberi 30, Ilir Tahiri 29, Sabedin Kadriu 29, Shukrije Rapuca 29, Shefik Surdulli 28, Fadil Hajdari 27, Agim Brestovci 26, Bajram Shaqiri 26, Xhabir Ymeri 26, Arzije Nuhiu 25, Hajriz Ibrahimi 25, Xhezide Ismajli 25, Elisah Ymeri 24 dhe Erduan Hamidi 24 vota./rajonipress/