UBT

Digjet zyra e ofiqarisë në Zarbincë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan -Kjo ngjarje e tmerrshme, që dinë të bëjnë vetëm koka të krisura, e cila ndodhi dje, është një vandalizëm i madh, por edhe një dëshmi se aparati Serb me akterët e tij djegin e q`nuk djegin, shkatërrojnë e mundohen të humbin gjurmët e popullit edhe duke djegur zyrat e Bashkësisë Lokale thuhet në reagimin e “Vatrës”.

Shoqata “Vatra” ka reaguar ndaj djegies së zyrës së ofiqarisë në Zarbincë të Bujanocit. Në reagimin e saj thuhet se në fshatrat e malësisë së Bujanocit, vandalët tani ndryshojnë formën e shkatërrimeve. Në vazhdimësi janë shkatërruar shtëpitë e atyre pak banorëve që u kanë shpëtuar pa u djegur më herët shtëpitë, siç ndodhi para pak ditësh në fshatin Novosellë.

Për këtë rast kemi reaguar më herët. Për çudi, në vend se të ndërmerret diçka për parandalimin e presionit, dhunës, shkatërrimit të pasurisë së palujetëshme të këtyre pak banorëve që kanë mbetur në Malësinë e Bujanocit, dikush sikur po punon vetëm për dëbimin e tyre. Të themi se kjo ishte rastësi, por ky sulm ndodhi pikërisht në ditën e betimit të qeverisë së Serbisë, ndaj punën e parë që bëri Kryeministri Serb, është dhuna që i shkakton shqiptarëve.
Rasti më eklatant ndodhi pardje në fshatin Zarbicë të Malësesë se Bujanocit, kur u djeg zyra e ofiqarisë, e cila mbante të gjitha të dhënat personale të banorëve të disa fshatrave të kësaj ane.

Kjo ngjarje e tmerrshme, që dinë të bëjnë vetëm koka të krisura, e cila ndodhi dje, është një vandalizëm i madh, por edhe një dëshmi se aparati Serb me akterët e tij djegin e q`nuk djegin, shkatërrojnë e mundohen të humbin gjurmët e popullit edhe duke djegur zyrat e Bashkësisë Lokale.

Uji Dea

Ky veprim a nuk është tentim për zhdukjen e të dhënave të qytetarëve të kësaj malësie, për ta zvogëluar në minimum numrin e popullsisë së kësaj malësie, për të krijuar një klimë të pa sigurisë dhe frikës tek qytetarët, për t`i bërë presion të largohen edhe ata pak banorë që janë aty, por edhe ndalimin e atyre që shkojnë për çdo ditë të marrin dokumentet personale nga qytete të ndryshme.

Para ca ditësh po në këtë malësi, një grup huliganësh serbë kanë thyer disa shtëpi në fshatin Novosellë të komunës së Bujanocit. Ata demoluan shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit, me qëllim frikësimin dhe shpërnguljen e tyre nga këto troje autoktone shqiptare. Kjo ngjarje vandale, ka ndodhur javën e kaluar në sytë e xhandarëve serbë, të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë.

“Edhe njëherë, i lusim dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, pushtetarëve në Beograd, Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por edhe politikbërësve nga Kosova Lindore, që të ndërmarrin diçka për parandalimin e dhunës, djegies, veprimeve antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike, antihumane ndaj shqiptarëve, pronës së tyre, kulturës, varrezave, trashëgimisë dhe çdo gjëje që na lidhë shpirtërisht dhe emocionalisht me atë vend, që kaq shumë e duam thuhet në reagimin e shoqatës “Vatra” të nënshkruar nga Sejdullah Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.