Mobi Casa

Digjen dy automjete gjatë natës në veri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dy automjete, një passat, pronë private dhe një kamion, pronë e Kompanisë Trepça, janë djegur gjatë natës së mbrëmshme në veri, por nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, automjeti Passat, pronë e prodekanit të njërit prej fakulteteve në veri të Mitrovicës, i quajtur Zvezdan, është djegur pas mesnatës, përkatësisht rreth orës 2:00 në oborrin e spitalit në veri të Mitrovicës.

Ndërkaq, kamioni (kiper) i Kompanisë Trepça është djegur poashtu pas mesnatës, përkatësisht rreth orës 2:30 në garazhin e kësaj kompanie në Zveqan.

Uji Dea

Në të dyja rastet kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje për të zhvilluar hetimet.

Autorët, si dhe motivet e këtyre incidenteve mbeten të panjohur deri tani. /Kosovapress/