Fundamenti

Dieta sipas klinikës amerikane “Mayo”

/ 2 minuta lexim

Faza e parë e dietës nga klinika amerikane “Mayo” zgjat tre javë dhe mundëson humbje më të shpejtë në peshë prej 2.7 deri ne 4.5 kile, por pas një kohe humbet në peshë me një ritëm më të ngadaltë.

Ky program i të ushqyerit bazohet në humbjen e ngadalshme të kileve, jo më shumë se 0.5 deri ne 1 kile brenda javës.

Bazohet edhe në shmangien e shprehive të këqija që sabotojnë shëndetin dhe përbëhet nga dy faza.

Faza e parë zgjat dy javë dhe mundëson humbje të shpejtë të kilëve nga 2.7 deri në 4.5 kile.

Faza e dytë është vazhdim i të parës, që për qëllim ka aplikimin e shprehive të shëndosha dhe humbjen e vazhdueshme të kileve, por në një ritëm më të ngadalësuar, derisa të arrihet pesha e dëshiruar.

RCCOLA

Këtu përfshihen shumë ushqime që mund të konsumohen, madje edhe karbohidratet, por sugjerohen me pak makarona dhe më shumë drithëra.

Si burim për proteina sugjerohet të konsumoni mish pa yndyrë, vezë, arra.

Frutat dhe perimet sezonale mund të konsumohen në sasi të pakufizuar, vetëm se duhet pasur kujdes të bananet, ngaqë janë të pasura me më shumë kalori në krahasim me frutat e tjera.

Për sheqer në çaj dhe lëngje të tjera.

Etja parashikohet të shuhet me ujë, me çaj dhe lëngje jo të ëmbla. derisa bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimit, fërgimin dhe pjekjen në vaj, duhet zëvendësuar me pjekje në foli dhe zierje në ujë.