RCCOLA

Dieta Njujorkeze

/ 2 minuta lexim

Nëse jeni në kërkim të një diete efikase dhe të shëndetshme, ndoshta principet e të ashtuquajturës dietë njujorkeze do t’ju ndihmojnë që të ushqeheni shëndetshëm si dhe të humbni peshë.

Këtë plan të të ushqyerit e ka bërë David Kirsch, i cili është i bazuar në programin e ushtrimeve sportive dhe, natyrisht, në një mënyrë të veçantë të të ushqyerit.

Nëse e respektoni, thuhet se mund të humbni edhe deri në 6 kilogramë peshë dhe një numër të konsiderueshëm të centimetrave në bel. Dieta bazohet në ushqim me sasi të lartë të proteinave dhe të varfër sa u përket karbohidrateve. Është e ndarë në tri faza:

Faza e parë

Gjatë dy javëve të para mund të hani kërpudha, të bardhë të vezëve, salmon, pemë me lëvozhga, perime me pak fibra dhe me shumë proteina. Ndalohet rreptësisht konsumimi i alkoolit, por edhe i produkteve të qumështit, kafesë, pemëve dhe yndyrave. Në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 800 deri në 1000 kalori.

Faza e dytë

Mobi Casa

Zgjat gjithashtu dy javë dhe është e ngjashme me të parën, vetëm dallon për faktin që e keni të lejuar që të konsumoni më shumë shujta të pasura me karbohidrate, fasule, bizele, patate, pemë me lëvozhga… në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 900 deri në 1.000 kalori.

Faza e tretë

Gjatë kësaj faze gradualisht mund të filloni të konsumon i gjëra ushqimore, të cilat kanë qenë të ndaluara në fazën e parë.

Gjatë kësaj diete është shumë e rëndësishme që të merreni me aktivitete fizike. Vraponi ose bëni kërcime me litar për rreth 45 minuta në ditë dhe bëni ushtrime për secilin grup të muskujve.

Ushqimet e pasura me proteina në kombinim me aktivitet fizik janë dëshmuar të shkëlqyeshme për djegien e shtresave dhjamore. Ata që e kanë mbajtur këtë dietë pohojnë se është e mundur që në afat rekord kohor të arrihet një peshë e duhur trupore. (Femina)