RCCOLA

Dieta me molla, e shpejtë dhe efikase

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Pektinet, acidi dhe kaliumi nga frutat djegin kaloritë, përmirësojnë metabolizmin dhe tretjen. Nuk do të ndieni uri, ndërsa glukoza nga mollët do të ruajë nivelin e sheqerit në gjak në nivel optimal.

Për tri ditë mund dobësoheni deri në dy kilogramë, çka është e mjaftueshme për dikë. Nuk është shumë e rreptë, ka pesë shujta në ditë dhe bazohet, sigurisht në mollë.

Eco Higjiena

Fibrat në molla ndihmojnë të ndiheni të ngopur, çka është e mjaftueshme që të hani më pak dhe të konsumoni më pak kalori. Ndërsa, ndihmojnë edhe në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Mollët përmbajnë flavonoiode të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe llojeve te caktuara të kancerit.

Zgjidhni llojet e ndryshme të mollëve me madhësi mesatare.
Mos i qëroni, sepse shumë përbërës të dobishëm gjenden menjëherë nën lëvore. Një mollë më madhësi mesatare është e rëndë rreth 140 gramë, me lëvore ka 72 kalori, ndërsa pa lëvore 63. /Telegrafi/