RCCOLA

Diellza Kolgeci, tjetër projekt bamirësie

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Një nga ikonat e pistave të modës shqiptare, Diellza Kolgeci vazhdon të mendojë për projekte që kanë për qëllim bamirësinë. Këtë herë ajo po organizon një mbrëmje kushtuar fëmijëve, të cilët vuajnë nga kanceri. Ajo për gazetën Panorama Plus ka thënë: “Ideja për një këngë, që do të promovohet mbrëmjen e së hënës, ka ardhur nga Albert Kolgeci, klipi është punuar nga Ylber Mehmedaliu, ndërsa kënga dedikuar këtyre fëmijëve është orkestruar dhe me muzikë nga Florent Boshnjaku, të cilën e këndon Diellza Dobroshi.

Ajo thotë se ky projekt do të promovohet në Prishtinë në orën 19:30 në “Capital Club”. “Jam krenare për këtë projekt pasi, përveçse është punuar me shumë dashuri, po ashtu është bërë në mënyrën më profesionale nga njerëz shumë të talentuar dhe të njohur.

Mobi Casa

Me anë të këtij klipi do të sensibilizojmë ata që kanë mundësi të ndihmojnë që këta fëmijë ta mundin këtë sëmundje. Kënga është shumë e bukur, por edhe e dhimbshme në të njëjtën kohë”, tha Kolgeci.

Nuk është hera e parë që vajza e modës merr përsipër iniciativa të tilla, që kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe me mjaft efekt sensibilizues.