HW

Diell dhe shi, kështu do të jetë moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pesë ditët e ardhshme do të jetë nxehtë por temperaturat do të ulen për 3 deri 4 gradë Celcius.

Sipas IMHK-së në disa vende do të ketë edhe reshje shiu.

Njoftimi i IHMK-së:

Ka ndryshuar situata sinoptike mbi gjithë territorin e vendit. Kjo si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, masa të cilat do të ndikojnë dukshëm në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Përveç ndryshimeve në fushat termike, do të ketë luhatje edhe në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira dhe intervale me diell.

Uji Dea

Vranësirat gjatë ditës do ti ndryshojnë stadet e tyre duke u intensifikuar dhe duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në vende të lokalizuara mund të kalojnë në formë breshnize apo dhe breshëri. Ky aktivitet në atmosferë do të mundësoj që vlerat e temperaturave maksimale të bien për 7-10 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të ulen për 3-4 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë celsius, ndërsa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 11-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë më të favorshme se javën që e lam pas, por kujdesi i veçantë i kontaktit me diellin duhet kushtuar mesditave, në ato vende ku kupa e qiellit është e lirë nga retë! /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.