UBT

DiCarlo konfirmon mbështetjen e fuqishme amerikane për Kosovën

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri është pritur në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nga Zëvendës/shefja e Misionit, Ambasadorja Rosemary A. DiCarlo, me ç’rast ambasadorja DiCarlo rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën dhe shprehu vlerësime të larta për arritjet Kosovës drejtë ndërtimit të shtetit të suksesshëm dhe për arritjet në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA`-ve, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës, shtimin e numrit të njohjeve dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri e falënderoi ambasadoren DiCarlo për mbështetjen e parezervë që SHBA-të po i japin shtetit të Kosovës dhe për angazhimet personale të DiCarlo tash e një kohë të gjatë në ndërtimin dhe avancimet e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria, thuhet se Tahiri e njohu ambasadoren DiCarlo me zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë, për arritjet në rrugëtimin e Kosovës drejtë NATO-s dhe BE-së sidomos me vendimin e Qeverisë së Kosovës për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe përmbylljen e suksesshme të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në.

Zv/kryeministrja Tahiri e falënderoi ambasadoren amerikane DiCarlo për mbështetjen e Qeverisë Amerikane që Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe në një të ardhme të afërt edhe anëtare e NATO-s.

Uji Dea

Tahiri njoftoi për iniciativën e Kosovës për peticionin për çështjen e grave të dhunuara në Kosovë gjatë luftës me ç’ rast kërkoi mbështetje që OKB të fokusohet në këtë çështje në bazë të rezolutës së KS të OKB-së 2106.

Nga ana e saj, Ambasadorja DiCarlo rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën dhe shprehu vlerësime të larta për arritjet Kosovës drejtë ndërtimit të shtetit të suksesshëm dhe për arritjet në procesin e integrimit në strukturat euroatlantike.

Ajo tha se përkrahja e SHBA-ve do të vazhdojë në shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën e poashtu në sferën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve. “SHBA-të janë të interesuara që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, OKB-së dhe BE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare dhe se për këtë SHBA do të japin mbështetje të plotë”, shtoi ajo.

Ambasadorja DiCarlo poashtu shtoi se SHBA-të vlerësojnë progresin në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se i inkurajojnë të dy palët në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të këtij dialogu.

“ Ky proces po ndihmon në fuqizimin e brendshëm të shtetit të Kosovës, në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore në Ballkan dhe po e ofron Kosovën më afër BE-së”, theksoi ajo. /Telegrafi/