KKVITI

Dibra: Letërsia është atdheu im

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – “Kombi im është letërsia. Atdheu im është letërsia. Dhe në këtë kontekst dashuria ime ndaj kombit dhe ndaj atdheut, shprehet me dashurinë që pafundësisht e kam ndaj gjuhës”, ka thënë Dibra, në një intervistë për “Kohën Ditore” vetëm pak minuta pasi ka pranuar shpërblimin vjetor për letërsi “Rexhai Surroi”. Ky çmim thotë se mund të kthehet në “Nobel” për shqiptarët.

Për të dëshmuar dashurinë ndaj gjuhës, Dibra thotë se me veprën “Legjenda e vetmisë” ka bërë përpjekje që të hartojë një statujë të vogël ose siç dëshiron ta quajë njëfarë blatimi për gjuhën shqipe.

Uji Dea

Teksa ka dalë për të pranuar shpërblimin, të shtunën në kryeqytetin e Kosovës, ai ka thënë: “Më të lehtë është shkruaj një roman sesa të mbaj një fjalim”. Ndonëse tingëllon si batutë me origjinë nga Shkodra, Dibra thotë se as aty nuk i vë vetes kufij.

“Kërkoj që vepra ime të lexohet kudo ku ka shqiptarë dhe në fakt kjo ka ndodhur. Unë edhe sot e kësaj dite nuk e di, e nuk e kam të qartë në kam më shumë lexues në Shkodër, në Tiranë, në Tetovë apo në Prishtinë. Pra vepra ime nuk kërkon kufij”, thotë Dibra.