Diaspora politike e Kosovës (1992-1999 ), dhe roli i saj në shtetëformim
Nga mr. Llukman Halili – Diaspora politike shqiptare, në disa periudha, përjetoi formimet e ndryshme njerëzore, të ideve dhe të historive, por gjithnjë mbeti një kuptim i diasporës: dikur na ishte një Atdhe. Se si do ta definojmë diasporën politike, kjo varet shumë nga të përkufizuarit dhe nga raporti ndaj vendit të prejardhjes. Në këtë kontekst, është irelevante çështja se a ishte ky atdhe realitet, apo, një kohë të gjatë, ishte i humbur ose vetëm ka ndryshuar?
Përgjigjja gjithmonë është e njëjta: Atdheu është diku dhe ai është diçka tjetër. Politologu amerikan, Milton J. Esman, diasporën e definon edhe si grup i një pakice etnike që është shpërngulur për arsye të ndryshme, qoftë ekonomike a politike, nga vendi i vet dhe mban ende lidhje shpirtërore e materiale me vendin e prejardhjes, d.m.th. Esmani, në këtë kontekst, nuk mendon për atdheun, por për vendin e origjinës.
1) Para së gjithash, diaspora në fillet e veta ishte gjendje “e dhunshme“ e ekzilit dhe, le ta themi kështu, atij politik. Dëbimet dhe jo „malli“ për vendet e tjera e nxitën edhe pjesën më të madhe të popullit shqiptar që të largohej nga atdheu. Një „exil-politik” e definon si pjesë dhe burim të identitetit të tij luftën kundër shkaktarit të situatës, në të cilën është gjendur, d.m.th. ekzilin e tij.
2) Ky burim identiteti do të mbetet i fortë edhe pas ndryshimit të gjendjes në vendin e prejardhjes (Atdhe). Rezistenca e bashkësisë së „exilit“ të diasporës politike, edhe asaj shqiptare, me kohë, posaçërisht në periudhën 1992 – 1999, do të bëhet pjesë e kulturës politike që do t’u lihet në trashëgimi edhe gjeneratave të
Bukoshi, posaçërisht Ministrisë së Informatave në Gjenevë, e udhëhequr nga ministri Xhafer Shatri. Lëvizjet politike në diasporën shqiptare të Evropës, kundrejt shtetformimit të Kosovës, kanë dhënë një kontribut të madh dhe të veçantë përgjatë tërë dekadave të fundit të mijëvjeçarit që lamë pas. Këto lëvizje datojnë që herët, herë me dinamikën dhe format e veprimit më të hovshëm, herë me rënie, por në vazhdimësi, gjithmonë, duke ngritur zërin kundrejt të gjitha padrejtësive, dhunës serbe që ushtrohej ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Këto lëvizje politike dhe kulturore, po ashtu, kanë arritur të jenë të organizuara në forma të ndryshme, siç ishin klubet shqiptare, shoqëritë kulturore, organizatat politike etj. dhe kështu kanë bërë një punë të madhe kryesisht në organizimin e diasporës shqiptare, duke e homogjenizuar atë në drejtim të kontributit ndaj çështjes së Kosovës. Janë të shumta dhe të përmasave të mëdha organizimet politike të organizatave atdhetare e politike në diasporën shqiptare të Evropës, pra në secilin shtet të Evropës ku jetuan dhe
punuan shqiptarët.
Edhe pse gjithmonë sigurimi serb i regjimeve të kohës ka kryer shumë punë në denigrimin dhe përçarjen e kësaj diaspore, madje edhe duke vrarë shumë nga krerët e këtyre lëvizjeve atdhetare të kohës dhe shumë nga veprimtarët e devotshëm të tyre, megjithatë, diaspora shqiptare ka ditur dhe ka mundur të vetorganizohet gjithmonë për të arritur qëllimin e dhënies së kontributit për çlirimin e Kosovës.
Kështu, kjo ka bërë që edhe proceset të ecnin përpara, për ta sendërtuar këtë qëllim, që më vonë do të rezultojë me çlirimin definitiv të Kosovës nga okupatori serb.
Edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ky organizëm ka dhënë kontributin e vet të pashembullt, pikërisht duke njoftuar për shtypjen dhe dhunën, pra përgjithësisht për gjendjen, në të cilën po kalonte Kosova dhe populli i saj nën shtypjen dhe terrorin serb të atëbotshëm. Hovi dhe dinamika e veprimit të tyre dallon me më shumë aktivitete politike e atdhetare në këtë drejtim, kryesisht në vitet e nëntëdhjeta, kur edhe në Kosovë, në çdo drejtim, ishin shtuar represioni dhe dhuna e pambrojtur mbi popullin shqiptare te Kosovës.
Ishin me qindra demonstrata gjithandej shteteve të Evropës. Këto kanë qenë zëri më identifikues për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por diaspora shqiptare në shtetet e Perëndimit ka treguar sens të organizmit edhe në formën financiare, duke i dalë në ndihmë drejtpërdrejt Kosovës dhe çlirimit të saj.
Pikërisht nga kjo diasporë janë mbledhur milionat për organizmin e luftës çlirimtare për vendin dhe këto kontribute kanë kryer efektin e vet të pamohueshëm për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Janë mbledhur ndihmat humanitare në shumë drejtime.
Kanë qenë shqiptarët e kësaj diaspore që, më në fund, u drejtuan edhe fizikisht për të marrë pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës, e tërë kjo me organizmin e diasporës në të gjitha shtetet evropiane. Dhe, e gjithë kjo tregon vitalitetin e diasporës shqiptare për çlirimin e Kosovës dhe, gjithashtu, për shtetndërtimin të saj.
Edhe pas luftës, pikërisht kjo diasporë ka dhënë kontribut të çmueshëm në ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës së djegur e të shkatërruar nga lufta e barbarisë serbe. Edhe sot e gjithë ditën, kontributet financiare të kësaj diaspore janë të mëdha dhe domethënëse për Kosovën dhe zhvillimin e saj. Ato vazhdojnë ende.
1) Milton J. Esman, Diasporas in the Contemporary World, Polity Press: Cambridge, 2009; 210 pp
2)http://www.eed.de/ueberblick.archiv/one.ueberblick.article/ueberblick.html?entry=page.200102.006 petra steinberger- Wo die Heimat anderswo ist.
3) Në vitet e hershme të 80-ta, por edhe më vonë nuk kishte hapësirë të flitej për diasporën politike kosovare, ngaqë nuk ishte e kristalizuar si e këtillë, por ato vite kishte nisur veprimtarinë diaspora politike shqiptare.
Literatura:
Isolde Charim, Gertraud Auer Borea (Hg.) Lebensmodell Diaspora- Über moderne Nomaden- Transcript-Bielfeld 2011
Peter Schubert Zündstoff im Konfliktfeld des Balkan : Die
albanische frage- Nomos Verlagsgesellschaft – BadenBaden 1997 Janine Dahinden – Prishtina – Schlieren
Albanische Migrationsnetzwerke im transnationalen
Raum – PDF -2005 Fachtagung «Kosova-Schweiz»
Faton Topalli – Die möglichen Auswirkungen der
Unabhängigkeit Kosovos auf die kosovarische Diaspora in
der Schweiz-Hochschule Luzern – Soziale Arbeit -2008
Forum 2015 -Diaspora dhe politikat e emigracionit- dhjetor
2007, Prishtinë.