ARKATANA

“Diaspora pastron”, mërgimtari që po kujdeset për Kalanë e Pograxhës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ishte hera e parë që vizituam këtë kulturë të rrallë trashëguese dhe me domethënie të madhe por, mbeturinat që ishin mbledhur rrugës që të shpien drejtë Kalasë po ia zbehnin bukurinë natyrës për rrethë saj. Andaj unë dhe familja ime që kemi ardhur për pushime kemi vendosur që vullnetarisht ta pastrojmë këtë pjesë më 17 tetor 2018 duke ftuar edhe të tjerët që të jenë pjesë e këtij aksioni shprehet mërgimtari Arben Kurteshi.

FITORJA

Kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij, por gjatë vizitës së kalasë së Pograxhës Arben Kurteshi hasi në diçka që e bezdisi dhe e shqetësoj fort. “U befasova kur pash aq shumë mbeturina derisa shkuam tek Kalaja. Është një vend i mrekullueshëm dhe jemi me fat që e kemi këtë kulturë trashëguese. Por rrugës pash shumë mbeturina dhe u trishtova. Aty vendosa që bashkë me familjen time ta ndërmarrim një aksion dhe me datën 17. 10. 2018 prej orës 12:00 do të fillojmë pastrimin e rrugës së kalasë në Pogragjë, Gjilan. Prej rrugës kryesore e deri te Kalaja. Ishte hera e parë që vizituam këtë kulturë të rrallë trashëguese dhe me domethënie të madhe por, mbeturinat që ishin mbledhur rrugës që të shpien drejtë Kalasë po ia zbehnin bukurinë natyrës për rreth saj. I ftoj të gjithë ata që dëshirojnë të pastrojnë vendin janë shumë të mirëseardhur. Pajisjet pastruese (dorëza, thasë e tjera) janë të organizuar nga ne. Sa më shumë që do të marrin pjesë në këtë aksion aq më shpejt do të pastrohet rruga e kësaj trashëgimie kulturore” u shpreh Arben Kurteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.