Fundamenti

Diaspora, një rezidencë për simbolin e rezistencës kombëtare, Ademi Demaçi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse puna do të shkojë ashtu siç është hedhur në letër, Adem Demaçit do t’i ndërtohet së shpejti një shtëpi rezidencë dikund në Kosovës dhe atë jo me para të shtetit e as të ndonjë donacioni të madh, por me para të mbledhura përmes hapjes së një fondi gjithpërfshirës, i cili më pas do të quhet Fondi kombëtar. Kjo është vendosur më 16 mars në Neuenhof të Zvicrës, në prani të 43 burrave. Të gjithë veprimtarë të njohur të trevave shqiptare, thuhet mes tjerash në procesverbalin e mbajtur të këtij takimi.

Në krye të kësaj iniciative është Sejdi Gega, i përcjellë nga Agush Buja, Bejtullah Tahiri, Xhevat Zeka, Saime Isufi, Sheramet Pantina, Binak Dinaj, Sali Sefa e Ibish Neziri. Hapat e parë të punës që i pret iniciatorët tashmë dihen: të hapet xhirollogaria tek organet zyrtare në Zvicër. Procesverbali i mbledhjes specifikon po ashtu edhe pikat se si do të shkohet tutje.

FIDANISHTJA

I tërë procesi do të harmonizohet e do të jetë në koordinim me organet shtetërore të Kosovës. Shtëpia mund do të quhet Shtëpia Rezidencë e Adem Demaçit. Mirëpo, siç merret vesh, ka propozime që ajo të quhet Shtëpi Muze dhe të jetë nën përkujdesjen e organeve shtetërore të Kosovës.

Nismën për të mbushur arkën që do t’i garantonte themelet e shtëpisë muze e ka bërë “sefte” vetë i pari i këtij organizimi, Sejdi Gega, me 3 mijë franga dhe me 2 qind euro Sheradin Berisha. Takimi i ardhshëm i grupit iniciues do të mbahet në fund të marsit, për të konkretizuar rregulloren e punës. I tërë ky proces do të ketë një vulë pune me njerëz të autorizuar nga Këshilli Iniciues deri në ndërtimin e muzeut Demaçi, nga ku fondi, siç thuhet, në fund të përfundimit të shtëpisë do të mbyllet./B. Dalipi/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.