FITORJA

Diaspora i paguan taksa Evropës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, tha për albinfo.ch se e njëjta taksë aplikohet edhe nëpër vendet e tjera të Bashkimit Evropian

Mirëpo për të dhënë një vlerësim të saktë rreth asaj se a është e rënduar diaspora edhe me një taksë shtesë, sipas Makollit, duhet pritur që ligji të miratohet në leximin e dytë.

“Propozimi për vendosjen e taksës ekologjike nga Ministria e Financave kaloi si lexim i parë në Kuvendin e Kosovës. Duhet pritur vendimin përfundimtar të deputetëve të parlamentit dhe pastaj të japim vlerësime rreth kësaj çështje”, tha ministri Makolli.

Pavarësisht se çka do të vendosë Parlamenti, sipas tij, taksat ekologjike, ose ndryshe siç quhen në disa vende “taksa e gjelbër”, do të duhej të aplikohej edhe në Kosovë, për shkak të obligimeve, siç tha Makolli, që Republika e Kosovës ka ndaj normave dhe standardeve ndërkombëtare në aspektin ekologjik.

UBT

“Duke pasur parasysh që institucionet e Republikës së Kosovës, shoqëria kosovare në përgjithësi, synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, atëherë edhe ne ashtu si të gjitha vendet e tjera duhet plotësuar disa kushte dhe standarde që janë të përshtatura me politikat evropiane”, u shpreh Makolli.

Në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe ato që janë në procesin e integrimit, siç tha ai, taksat ekologjike tashmë janë politika që aplikohen me vite.

Ndryshe, një javë më parë, Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për taksën ekologjike, me të cilën mërgimtarët që posedojnë makina nën masën 3.5 tonë, gjatë hyrjes në Kosovë obligohen të paguajnë taksën e gjelbër në vlerë prej 10 eurosh, ndërsa për makinat që kalojnë këtë vlerë do të paguajnë 30€ në vit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.