Fundamenti

Diaspora do të trajtohet denjësisht

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Riad Rashiti drejtor për ekonomi dhe zhvillim tha se për nder të mërgimtarëve është paraparë manifestimi tradicional “Ditët e diasporës” që fillon më 24 dhe mbaron më 28 korrik. Diaspora do të jetë me prioritet në të gjitha segmentet tha ai.

“Diaspora meriton të trajtohet denjësisht sepse ata janë kontributëdhënësit e këtij shteti dhe këtyre institucioneve tona, duke mos e anashkaluar edhe ndihmën dhe kontributin që ata kanë dhënë në të gjitha fazat e mëhershme”.Kështu thotë Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik.

Rashiti tha se për shkak të respektit dhe kontributit që mërgimtarët po japin në vazhdimësi,komuna e Gjilanit tashmë është në përgatitjet finale të manifestimit tradicional të titulluar “Ditët e diasporës” që nisë më 24 dhe mbaron me 28 korrik. Rashiti tha se gjatë qëndrimit të tyre në Gjilan ,mërgimtarët në ditët e tyre do të kenë rastin dhe mundësinë që të bashkëbisedojnë drejtpërdrejtë edhe me kryetarin e komunës dhe në shumë takime e aktivitete që do të zhvillohen enkas për ta.

Në kuadër të manifestimit do të hapet panairi promovues pesë ditor i bizneseve prodhuese,bletarisë dhe artizanaleve. Një zhvillim tjetër do të lidhet me vizitat që do tu bëjnë Qemajl Mustafa dhe Ibrahim Makolli bizneseve që kanë investuar nga diaspora. Rashiti tha se për të disponuar mërgimtarët në natën e parë do të kujdesen ansamblet nga Suedia,Turqia si dhe këngëtarë nga diaspora.

Uji Dea

Manifestimi kushtuar diasporës nuk i ka lënë anash as fëmijët sepse në ditën e dytë ata do të kenë mundësi që të marrin pjesë në koncertin kushtuar enkas atyre. Dita e tretë e manifestimit i është kushtuar sportit dhe garave në shah,pingpong dhe volejboll për të vazhduar me një koncert tradicional dhe folklorik para teatrit të qytetit.

Dita e parafundit e manifestimit lidhet me takimet e drejtpërdrejta me diasporën që do të zhvillohet para tetarit të qytetit dhe institucioneve komunale. Rashiti tha se për ta parë drejtpërdrejtë frymën e punës dhe të angazhimit komunal ,për mërgimtarët do të jepet një mini -film kushtuar zhvillimeve politike,ekonomike,kulturore,e sportive të Gjilanit.

Rashiti tha se dita e fundit do të jetë edhe më atraktive sepse është paraparë një ekskursion i organizuar enkas për diasporën që kësaj radhe destinacion ka Kalanë e Artanës e njohur për vlerat e saja trashëgimore tha Rashiri./rajonipress/