Hidromorava

Dialogu të pezullohet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Negociatat në Bruksel i sollën favore vetëm Serbisë. Kosova mbetet e margjinalizuar, e dëmtuar dhe me regjim të inkriminuar.

Nga “FUSNOTA”, e cila konteston pavarësinë e shtetit të Kosovës, e deri te “Zajednica”, përmes së cilës Kosova ndahet në dy njësi politike dhe territoriale, të gjitha “produktet” e bisedimeve me Serbinë e kanë dëmtuar rëndë substancën e Kosovës, vlerësojnë opozita dhe analistët

FIDANISHTJA

Opozita dhe analistët politikë konsiderojnë se marrëveshjet e tanishme, në dëm të shtetit të Kosovës, që Qeveria PDK- LDK i ka arritur në Bruksel me palën serbe, me ndërmjetësimin e BE-së, duhet të jenë të fundit në këtë proces që ka nevojë për rishikim. “Me këtë Qeveri, me këtë përbërje të Qeverisë, kryeministrin Mustafa dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi, jemi dëshmitarë që asgjë nuk është bërë deri më sot në interes të vendit, sepse Kosova humbi dhe nuk përfitoi asgjë nga këto bisedime, edhe tani e tutje, nëse ndodh një fatkeqësi që këta njerëz të vazhdojnë akoma, ne nuk mund të presim ndryshime në aspektin pozitiv”, tha deputetja Teuta Haxhiu nga AAK-ja për ‘Kosova Sot’.

Edhe Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, thotë se do të ishte një rrezikim nëse opozita dhe qytetarët nuk imponojnë ndryshime të shpejta dhe rrënjësore në qeverisjen e vendit, për qasje tjetër në bisedimet me fqinjët tanë për normalizim të marrëdhënieve, veçmas në ato me Serbinë, në të cilat Kosova është në defensivë të madhe. “Nga “FUSNOTA”, e cila konteston pavarësinë e shtetit të Kosovës, e deri te “Zajednica”, përmes së cilës Kosova ndahet në dy njësi politike dhe territoriale, të gjitha “produktet” e bisedimeve me Serbinë e kanë dëmtuar rëndë substancën e Kosovës”, thotë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.