GRANDEMALL

Dialogu nuk shoi strukturat paralele

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dialogu me Serbinë, i filluar pesë vjet më parë, nuk ka ndikuar në shuarjen e strukturave paralele në Kosovë, por përkundrazi i ka forcuar ato. Kështu mendojnë përfaqësuesit e opozitës dhe ata të shoqërisë civile, ndërsa në Qeverinë “Mustafa” thonë se kjo Qeveri ka bërë më së shumti për zhbërjen e paraleleve.

Dialogu pesëvjeçar me Serbinë nuk ka rezultuar me shuarjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, pavarësisht se ky proklamohej si qëllimi kryesor i bisedimeve ndërshtetërore.

Hidromorava

Këto struktura janë ende aktive si në komunat veriore ashtu edhe në disa komuna në qendër dhe në lindje të Kosovës. Qeveria në Prishtinë thotë se dialogu nuk do të vazhdojë në pafundësi, sidomos jo nëse nuk zbatohen marrëveshjet e deritanishme. Qeveritarët e përsërisin qëndrimin e tyre se nuk do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe pa u shuar strukturat paralele.

Në anën tjetër përfaqësues të subjekteve opozitare dhe analistë politikë thonë se vazhdimi i dialogut duhet të kushtëzohet me shuarjen e strukturave paralele, megjithëse shprehen skeptikë nëse dialogu duhet të vazhdohet./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.