FIDANISHTJA

Dialogu në “vdekje klinike”, pak shpresa për rezultate

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Njohësit e politikës vendore dhe asaj ndërkombëtare thonë se momentalisht nuk pritet të ketë asnjë zhvillim në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi. Ata nuk presin ndonjë përparim derisa të përfundojnë ndryshimet brenda BE-së.

Kosova dhe Serbia, përveç pajtimit për tu takuar, nuk po kanë dakordim tjetër.

Madje edhe këtë e bëjnë me ndihmën e përfaqësuesve evropianë.

Takimi i fundit i kryenegociatorëve, sipas të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk solli rezultate konkrete në ndonjë çështje.

Shpresa në këtë drejtim nuk po kanë as njohësit e procesit të dialogut.

“Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, ka hyrë në një vdekje klinike, siç po shihet nga takimi nga takim nuk prodhohet asgjë, dhe nuk ka vullnet nga asnjëra palë në zbatimin e marrëveshjeve,” ka thënë ish-diplomatja, Alma Lama.

Fundamenti

Por, cili është shqetësimi kryesor i saj në këtë proces?

“Gjëja më negative që shoh është që vetëm Kosovës po i mbetet faji për këtë bllokadë, sikurse Kosova nuk po do zgjidhje, sikurse Asociacioni dhe Serbia po e përdorë shumë mirë në çështje të saj,” shtoi ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Lama.

Ngjashëm në qëndrime është edhe politologu Albinot Maloku, deri në përfundimin e ndryshimeve në institucionet e BE-së.

“Aktualisht jemi në një pushim të dialogut, sidomos deri të kemi emërimin e njerëzve të ri në Bashkimin Evropian, dhe pas kësaj të kemi një sqarim të vizonit të BE-së,” ka thënë Maloku.

Maloku shtoi se Serbia po pret edhe zhvillimet në arenën ndërkombëtare siç janë zgjedhjet në Amerikë, si dhe rezultatin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës./TV Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.