Eko Higjiena

Dialogu në krizë, kërkohet format dhe ekip i ri

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë- Serbi, ndalesën e kreut të AAK-së Haradinaj me fletë-arrest të shtetit serb, analistët politikë konsiderojnë se duhet urgjentisht të ndërrohet formati i dialogut me Serbinë, e cila nuk ndryshon sjelljen ndaj Kosovës dhe e bën dialogun krejtësisht të pakuptimtë, sikur është edhe çështja me moskompensimin e dëmeve të luftës dhe të zhdukurit.

Pala kosovare po lejon të turpërohet vazhdimisht

Pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë- Serbi, ndalesën e kreut të AAK-së Haradinaj me fletë-arrest të shtetit serb, analistët politikë konsiderojnë se duhet urgjentisht të ndërrohet formati i dialogut me Serbinë, e cila nuk ndryshon sjelljen ndaj Kosovës dhe e bën dialogun krejtësisht të pakuptimtë, sikur është edhe çështja me moskompensimin e dëmeve të luftës dhe të zhdukurit. Është vlerësim i opinionistëve dhe tash e tutje nuk duhet lejuar që të poshtërohet Kosova në këtë mënyrë. Deri më tash nuk ka pasur dialog serioz, ngase ai ka qenë pa kurrfarë strategjie dhe pa qëllime të qarta shtetërore. Ishin vetëm koncesionet e bëra ndaj Serbisë që e kanë nxjerrë atë në pozitë dominuese dhe përfituese në integrimet evropiane.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se për ta vazhduar këtë dialog, që është zhvilluar deri më tani mbrapsht, Kosovës i duhet krejtësisht një Qeveri tjetër. “Nuk kemi nevojë ta ndryshojmë formatin e dialogut, por njerëzit që na përfaqësojnë në dialog. Këta njerëz nuk e dinë se cilat janë interesat kombëtare të Kosovës, e as që e kanë idenë për këto interesa, por e kanë hallin si të marrin poza në Bruksel dhe si të fryhen se kanë arritur marrëveshje, andaj këta urgjentisht duhet të ndërrohen. Duhet një Qeveri e re për të pasur gjasa që gjërat të shkojnë përpara. Me këtë Qeveri nuk ka gjasa as teorike”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Fundamenti

Qasja e gabuar nga fillim

Ndryshim rrënjësor në këtë proces preferon tani edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku. “Dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel ka kohë që nuk ka kuptim, e ka zhvleftësuar çdo gjë mes palëve dhe si pasojë e kësaj ai duhet të ndërpritet. Janë një mori temash që nuk janë hapur paraprakisht në këtë dialog. Bashkimit Evropian i ka konvenuar një mbyllje e këtyre temave, kurse Serbia nuk ka lënë vend për temat si dëmet e luftës, të pagjeturit, pranimi i fajësisë, heqja dorë nga ndjekja e qytetarëve të Kosovës e të tjera tema të ngjashme”, ka theksuar ai. “Kur flasim për lëshimet e këtij dialogu, nuk mund të themi se Serbia ishte më e fortë e më e zonja, por ishte Kosova mjaftueshëm e dobët sa për t’i lënë luksin Serbisë të krijojë epërsi në raport me Kosovën. Bashkimi Evropian pa dozë dyshimi ka shpërfaqur dyfytyrësinë e saj, sidomos në raport me Kosovën, kurse Serbia ka lozur pamëshirshëm me atë. Dialogu aktual duhet të ndërpritet pa asnjë kusht. Ky do të ishte rekomandim i prerë për shtetin e Kosovës.”, tha Maloku për “Kosova Sot”.

Edhe analisti politik, Hidajet Ahmeti thotë se dialogu që nga fillimi ka pasur një qasje të gabuar, duke ia dhënë primatin Serbisë për të caktuar agjendën e bisedimeve. “Fillimisht, Serbia është dashur të bëjë kërkimfalje për vrasjen, masakrimin dhe përdhunimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të bëjë dëmshpërblimin për dëmet e luftës dhe tek atëherë të fillohet një format i dialogut si dy subjekte të barabarta ndërkombëtare. Është imperativ i kohës që Kosova ta mendojë seriozisht këtë çështje të dialogut, duke e ndërruar formatin krejtësisht”, tha Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.