GRANDEMALL

Dialogu me kushte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka kërkuar që vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të kushtëzohet me themelimin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se Jevtiq është pjesë e qeverisë “Haradinaj” nga kabineti i këtij të fundit thonë se dialogu mes dy vendeve pritet të vazhdojë shumë shpejt, por pa e precizuar se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Fundamenti

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës insistojnë se dialogu me Serbinë duhet të marrë një epilog, pasi deri më tani kjo e fundit ka përfituar nga dialogu.
Donjeta Gashi, drejtoreshë e Zyrës për Informim në Qeveri, ka thënë për “Zërin” që energjia, liria e lëvizjes dhe bashkëpunimi rajonal janë vetëm disa nga temat që pritet të diskutohen me Serbinë në fazën e ardhshme të dialogut.

“Bisedimet në Bruksel pritet të vazhdojnë së shpejti. Energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve. Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces dhe në transparencë të plotë”, ka thënë Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.