ARKATANA

Dialogu, kusht i pakalueshëm për Vetëvendosjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar diskursin sa i përket çështjes së privatizimit dhe dialogut me Serbinë. Këto dy pika po vazhdojnë ta mbajnë këtë subjekt jashtë grupimit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për Kosovë, pavarësisht deklarimeve publike të lidershipit të këtyre subjekteve se tashmë ka një përfarim qëndrimesh për zgjerim të koalicionit.

Erzen Vraniqi ka deklaruar për Tribunën se Vetëvendosja është e palëkundur nga dy pikat e saj kryesore.

FIDANISHTJA

Ai nuk e ka mohuar se ka një përafrim të kritereve ndërmjet koalicionit dhe Vetëvendosjes, për sa i përket kriterit të privatizimit, por ashtu sikur që e ka pohuar se nuk ka përafrim qëndrimesh për dialogun.

“Kriteret apo kushtet që i kemi paraqitur partive të koalicionit, në fakt janë kushte themelore për Kosovën dhe jo për Vetëvendosjen. Ndalja e privatizimit të PTK-së, konkretisht edhe të Trepçës, si dy asete strategjike të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, ndalja e dialogut i cili po e tjetërson territorin, rregullimin administrativ dhe kushtetues të Kosovës. Këto kushte ia kemi prezantuar këtij koalicioni, dhe nga këto kushte nuk mund të zmbrapsemi sepse janë themelore për vendin”, ka thënë Vraniqi./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.