Hidromorava

Dialog për të evituar dhunën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nëse nuk do të ketë dialog me përkrahje edhe të opozitës, atëherë situata e sigurisë do të rrezikohej tej mase, pasi kryeministri Hashim Thaçi nuk e ka fare ndërmend të hyjë i vetëm dialogut politik me Serbinë.

Një zyrtarë amerikan i ka thënë “Zërit” se konstruktiviteti i AAK-së për përfshirje në dialog me Serbinë mund të evitojë zgjedhjet e parakohshme dhe eventualisht një eskalim dhune në Kosovë.

UBT

Ai ka folur edhe për vjedhjen e votave, një fenomen i njohur mirë në Kosovë, diçka që po të ndodhte sërish “shumë vështirë do të jetë të parandalohet një eskalim i situatës së sigurisë”.

“Partitë opozitare nuk po e llogarisin fare që po erdhi deri të zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbeteshin me përqindje të vogla në parlament dhe kjo më pas do të rrezikonte një konflikt mllefi mes përkrahësve të partive. Vetëm kujtoni atë që ndodhi në Malishevë mes zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së”, ka vlerësuar ai në kushte anonimiteti.