Diabeti dhe zemra, dy problemet që trajton kastraveci i freskët

Kastravecat mund të jenë një nga frutat më të nënvlerësuara. Po, e keni lexuar saktë!

Për shkak se kastravecat rriten nga lulet dhe përmbajnë fara, ato janë teknikisht dhe botanikisht një frut dhe jo një perime.

Kastravecat shpesh cilësohen si një superushqim për bukurië. Kjo për shkak të vëllimit të lartë të ujit (ato përmbajnë 95% ujë) dhe aftësisë së lartë hidratuese

Plus, ky frut përmban vitaminë K dhe komponente bimore anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në zbutjen e qeskave dhe trajtimin e rrathëve poshtë syve.

Por më e rëndësishme se përfitimet e bukurisë, është ndikimi i fuqishëm në shëndetin e zemrës tuaj.

Rezulton se kastravecët mund të mbështesin sistemin tuaj kardiovaskular në mënyra të ndryshme.

Tashmë dihet se regjimi ushqimor me pak karbohidrate, ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Por disa studime tregojnë se kastravecat, mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Që do të thotë më pak dëmtim të enëve të gjakut dhe të nervave që kontrollojnë zemrën.

Një studim tjetër tregoi se lëkura e kastravecit, e cila përmban shumë lëndë ushqyese dhe fibra, mposhti shumë shkaktarë të lidhur me diabetin. Pra, mos e qëroni lëkurën e kastravecit por pastrojeni mirë dhe konsumojeni.

Mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut

Konsumi i tyre nxit zgjerimin e enëve të gjakut, i cili mund të ndihmojë në luftimin e hipertensionit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Mjekët rekomandojnë që pacientët me tension të lartë të hanë ushqime me natrium të ulët dhe kastravecat janë një zgjedhje e shkëlqyer.

Ato përmbajnë gjithashtu magnez dhe kalium, të cilët mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut sepse eliminojnë natriumin nëpërmjet urinës.

Mbrojnë zemrën tuaj

Studimet tregojnë se ata janë të aftë në pastrimin e radikaleve të lira falë vetive të tyre antioksiduese.

Antioksidantët bllokojnë stresin oksidativ, procesi kimik që gjeneron radikale të lira e të dëmshme, të cilat kontribuojnë në kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Ndihmon në parandalimin e bllokimit të arterieve

Studimet tregojnë se falë disa përbërjeve bimore që kastraveci përmban, mund të luftojë aterosklerozën.

Që është grumbullimi i rrezikshëm të yndyrnave në muret e arterieve.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS