Dhunuesit e pandëshkuar!

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale, para dy ditësh publikisht ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ajo kishte qenë vetëm 16-vjeçare kur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë ishte përdhunuar nga dy serbë.

“E ka ndalë kerrin dhe më ka detyruar me dalë prej kerrit dhe aty kishte pasur kallamoq. Më ka gjuajtur aty dhe çfarë ka ndodhur pastaj nuk mundeni me marrë me mend. E ka pasur dorën e majtë të lidhur edhe thoshte: ‘Nuk të vras sepse kështu vuan më shumë’”, rrëfente tmerrin e përjetuar para dy dekadave Vasfija.

Krasniqi-Goodman është njëra nga 20 mijë gratë, të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, mirëpo është e para e cila ka folur publikisht për këtë çështje.

Të njëjtin tmerr e kishte përjetuar edhe njëra nga viktimat tjera, e cila ndryshe nga Krasniqi-Goodman në mënyrë anonime ka rrëfyer për atë që kishte përjetuar ajo gjatë viteve të ’99-ta.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).