Fundamenti

Dhunimi, kanosja, vjedhjet e rënda dhe armët pa leje dukuri në rritje në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe kanë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja”.

Uji Dea

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se dy (2) persona kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se dy (2) persona kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”./rajonipress/