Dhunë në familje në Gjilan, tre persona përfshihen në përleshje fizike – dy përfundojnë në trajtim mjekësor
Gjilan – Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjilan, ku tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka përfunduar me lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 korrikut 2026, rreth orës 22:30. Në incident janë përfshirë dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e huaj, të cilët dyshohet se janë përleshur mes vete.
Si pasojë e konfliktit, të tre personat kanë pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa personi i tretë ka refuzuar ndihmën mjekësore.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa organet e rendit kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore të ngjarjes. Hetimet janë në vazhdim./rajonipress/


