KKVITI

Dhunë, kanosje dhe vjedhje në Gjilan, Kamenicë e Novobërdë, disa persona përfundojnë në mbajtje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kamenicë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mashkulli kosovar. Sipas raportit policor, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vetëgjyqësi dhe kanosje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Në Gjilan policia ka arrestuar një person të dyshuar për vetëgjyqësi dhe kanosje, pasi i njëjti ka penguar dhe kërcënuar punëkryesit që po kryenin punime në rrjetin e kanalizimit me leje të rregullt. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kanosje pas mosmarrëveshjes në Novobërdë

Hidromorava

Në Novobërdë, një person ka raportuar në polici se është kanosur nga një tjetër pas një mosmarrëveshjeje. Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar ndërsa palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Vjedhje e rëndë në Kamenicë, thyhet kasaforta e një objekti

Në Kamenicë, një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në polici, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt dhe kanë thyer kasafortën, duke marrë para të gatshme. Rasti është nën hetime me urdhër të prokurorit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.