Fundamenti

Dhuna në shkolla dukuri që duhet shmangur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një delegacion francez, anëtarë të Lëvizjes për Alternativë Kundër Dhunës (MAN) po qëndrojnë në Gjilan për një vizitë studimore e ata me mësimdhënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini” të Gjilanit do të kenë një trajnim treditor mbi çështje që kanë të bëjnë kundër dhunës në shkolla.

Bénédicte Rivet, Paola Caillat, Jean – Marc Muller dhe Jean – Yves Carlen, kryetar, pasi kanë dëgjuar me vëmendje zhvillimet në shkollat e këtushme dhe kanë theksuar se përvoja përafërsisht të ngjashme kanë edhe në Francë.

Dhuna në shkolla është e shumëllojshme, në raportet nxënësit në mes vete, në raport me mësimdhënësit, te personave jashtë shkollave, sikurse që ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve ushtrohet edhe presion psikologjik, kanë thënë mësimdhënësit Festim Shkodra, Tahir Dalipi, Skënder Hasani, Ziza Ismajli, Vjollca Zymberi, Enver Rexhepi, Nexhat Rexha e mësimdhënës të tjerë.

UBT

Sipas Jean – Yves Carlen, Shoqata MAN-i, posedon teknika të ndryshme për mësimdhënësit në mënyrë që ata të arrijnë t’i menaxhojnë konfliktet në mjediset ku ata veprojnë dhe se Kosova nuk bënë përjashtim nga e gjithë ajo që ndodh sot në Francë dhe në Evropë.

Siç ka theksuar Carlen, gjatë vjeshtës do të ketë një grup francez, i cili bashkë me partnerët kosovarë do të trajtojnë tema të ndryshme që kanë të bëjnë me format e ndryshme të dhunës. Francezët para partnerëve kosovarë prezantuan edhe një libër të shkruar nga Shoqata e Ekipit të Paqes në Ballkan (EPB), e cila ka punuar prej vitit 2001 deri më 2005 në Mitrovicë në ndërtimin e dialogut në mes të popullatave të ndryshme të rajonit, shqiptarë, serbë, boshnjak, rom e komunitete të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.