ARKATANA

Dhjetori sjell aktakuzat e para, Lladrovci intervistohet nga Specialja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ish-themeluesi i UÇK-së, të martën doli para Prokurorisë Speciale të Hagës në cilësinë e dëshmitarit. Ndonëse nuk u deklarua për medie, Lladrovci kishte thënë se do të shkojë në Hagë për ta mbrojtur luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një nga themeluesit e UÇK-së – Ramiz Lladrovci është intervistuar të martën nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë.

Lladrovci e kishe bërë publike ftesën e tij në fillim të këtij muaji, teksa kishte deklaruar se ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Valës së ftesave nga Dhomat e Specializuara i jam bashkuar edhe unë në cilësinë e dëshmitarit. Nuk kam informata e as dijeni më shumë sesa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, kishte thënë ai.

FIDANISHTJA

Kryetari i Drenasit ndër të tjera pati theksuar se asnjëherë nuk ka pasur dilema për luftën e pastër dhe të drejtë të UÇK-së.

“Kurrë në jetë as kam pasur hamendje e as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, për rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore. Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ishte shprehur Lladrovci.

Në anën tjetër avokatë të akredituar nga Gjykata Speciale vlerësojnë se me intensifikimin e ftesave nga ky organ shumë shpejt mund të pritet edhe ngritja e aktakuzave të para.

Kësisoj sipas tyre, muaji dhjetor eventualisht fillimi i vitit të ardhshëm do t’i sjellë aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.