ARKATANA

Dhjetori i Ndryshimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Betim A. Osmani – Rikthimi triumfal i Lutfi Hazirit në krye të Komunës së Gjilanit nuk ishte rastësi. Gjilanasit me votën e tyre më 1 dhjetor 2013 ndëshkuan pasivitetin, diskriminimin dhe premtimet boshe/njëqind-milionëshe të kryeministrit.

Bagazhi profesional në pika të shkurtra demonstron lidership të fortë dhe pjekuri politike – duke filluar nga niveli lokal si nënkryetar e kryetar i Komunës së Gjilanit, themelues dhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, zëvendës Kryeministër i Kosovës, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe së fundi deputet në Kuvendin e Kosovës me funksion Kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane.

E gjithë kjo eksperiencë u kurorëzua me fitore bindëse ku Lutfi Haziri morri 25.547 vota. Ndërkohë, në nivel shteti, është i treti kryetar që morri më së shumti vota. Shpend Ahmeti në Prishtinë morri 37,001 dhe Ramadan Muja në Prizren 25,736.

Eco Higjiena

Luta për zhvillimin e Gjilanit. Sovrani vendosi

Gjithashtu, jam shumë i mbresuar pozitivisht nga përbërja e re e deputetëve të asamblesë komunale. Është një freski e nevojshme. Nga këndvështrimi im, qytetarët votuan disa deputet shumë premtues për të ardhmen e Gjilanit. Unë besoj që deputetët e ri që iu besua detyra në vendim-marrjen komunale do të bëjnë më shumë sesa disa nga para-ardhësit e tyre.

Si përfundim, ndryshimet gjithmonë janë të mira. Në Gjilan pres ndryshime shumë pozitive. E kam thënë edhe më herët se “qytetarët duan një jetë më të mirë sot e jo pas 50 vjetësh”.