FIDANISHTJA

Dhjetëra kriminelë në radhët e xhandarmerisë serbe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rreth 60 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë kriminel dhe me dosje voluminoze për krime të kryera dhe vepra të ndryshme penale.

Kjo bëhet e ditur nga gazeta “Blic” e cila ka nxjerrë një speciale me emrat e kriminelëve serb që janë pjesë e xhandarmerisë, një forcë policore luftarake e përfshirë në misione të caktuara, e cila së fundi me detyra special është përqëndruar në Luginën e Preshevës dhe zonat kufitare me Kosovën.

Uji Dea

Vetëm në njësinë e Nishit janë 17 pjesëtarë të ngarkuar me vepra të ndryshme kriminale për dhunë, kërcënime, rrëmbime, drogë dhe vepra tjera. Por, siç dihet në këtë njësit janë edhe shumë pjesëtarë që kanë marrë pjesë në luftën e vitit 1999 në Kosovë. Në mesin e këtyre pjesëtarëve, disa prej tyre mbajnë edhe poste të larta udhëheqëse.

Sipas ligjeve për të qenë pjesë e organeve policore, këta kriminel nuk duhet të jenë pjesë e njësitit të famshëm serb. Zyrtarë të ministrisë së brendshme serbe kanë theksuar nevojën emergjente për reforma të thella në polici dhe organet tjera të sigurisë./Ina/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.