Dhjetëra hektarë përmbyten nga uji

Gjilan – Komisioni nga ekspertët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, kanë konstatuar në teren se nga përmbytjet janë përfshirë me dhjetëra hektarë toka të fshatit Nasalë dhe Velekincë, të mbjellura me grurë, misër dhe kultura të tjera bujqësore si dhe livadhe.
Reshjet e shiut këtë vit kanë qenë të arta për të gjitha kulturat bujqësore. As bora që ra gjatë dimrit, edhe pse në sasira të konsiderueshme, nuk arriti për ta ngopur tokën sa duhet me ujë. Shirat që ranë gjatë muajit maj kompensuan lagështinë dhe toka arriti të ngopej me ujë.
Kur toka është e ngopur me ujë edhe shirat me intensitet shumë të ulët, mund të shkaktojnë vërshime pasi që toka nuk ka më mundësi për ta absorbuar dhe e tërë sasia e ujit lëvizë mbi sipërfaqen e saj suke marrë me vete një sasi të dheut dhe koloideve të tokës thotë Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë.
Sipas tij një gjë e tillë ndodhi gjatë javës së kaluar, kur edhe pse shiu ishte i qetë, ka shkaktuar përmbytje në arat e luginës së lumit Morava.
Komisioni nga ekspertët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, kanë konstatuar në teren se nga përmbytjet janë përfshirë me dhjetëra hektarë toka të fshatit Nasalë dhe Velekincë, të mbjellura me grurë, misër dhe kultura të tjera bujqësore si dhe livadhe.
Fermerët e kësaj zone kanë pësuar dëme të mëdha.Një gjë e tillë sigurisht nuk do të kishte ndodhur sikur me kohë të ishte pastruar shtrati i lumit Morava.
Për shkak të ngatërrimit të bimëve të ndryshme dhe hedhjes së mbeturinave në shtatin e lumit, sidomos afër urës së fshatit Budrigë dhe në fshatin Uglarë, ka ardhur deri te ngulfatja e tij dhe uji ka vërshuar nëpër tokat bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Apelojmë te qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat përgjatë shtratit të lumenjve, kurse nga institucionet përkatëse komunale (te komunës së Parteshit dhe të Gjilanit) kërkojmë që të bëjnë pastrimin e kohëpaskohshëm të lumit sidomos në disa pika që zakonisht paraqesin probleme gati çdo vit tha Rapuca./rajonipress/