Dhjetë qytetet me femrat më të bukura në botë
Thuhet se femrat shqiptare janë shumë të bukura por në listën e publikuar nga “Digest Travel”, sa i përket qyteteve të cilat kanë edhe femrat më të bukura, ato nuk bëjnë pjesë.
Në këtë listë me dhjetë nga qytetet botërore që kanë femrat më të bukura, kryeqyteti i Ukrainës Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore. Vendi i dytë i këtij listimi mbahet nga suedezet, pra kryeqyteti Stokholm i Suedisë, të cilat janë në masën më të madhe bionde.
Duke u pasuar, nga metropoli amerikan, Nju Jorku, ku jetojnë shumë modele dhe femra VIP. Në vendin e katërt është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla. Varna, qyteti i Bullgarisë mban vendin e pestë. Femrat atje janë shpesh brune, por me sy ekspresivë.