Dhjetë miliarderët më të pasur, pa shkollë të lartë

Të kesh një diplomë nuk do të thotë se do të jesh i suksesshëm. Një diplomë thjesht të rrit shanset e të qenurit i suksesshëm, gjë që kushtëzohet detyrimisht me pjesëmarrjen aktive në procesin e të mësuarit. ‘Shekulli’ transmetoi dje një listë me emrat e 10 miliarderëve më të pasur në botë, që nuk kanë kryer shkollën e lartë.1. Bill Gates
Ai është një nga personat më të pasur të botës, me vlerë neto 54 miliardë USD. Ai ishte student në Universitetin e Harvardit, por nuk mundi të përfundojë studimet.
2. Larry Ellison
Ai mori famë kompaninë e bazës së të dhënave “Oracle”. Vlera e tij neto është 28 miliardë USD.
3. Amacion Ortega
Ai i është një biznesmen i suksesshëm në botën e modës. Vlera e tij neto është 25 miliardë USD.
4. Christy Walton
Christy është një biznesmene e suksesshme e “Wal-Mart”-it. Vlera saj neto është 24 miliardë USD.
5. Karl Albrecht
Ai e filloi biznesin, së bashku me vëllanë e tij, pas Luftës së Dytë Botërore. Vlera e tij neto është 23.5 miliardë USD.
6. Ingvar Kamprad
Ai filloi biznesin e tij në moshën 17 vjeç. Tashmë vlera e tij neto është 23 miliardë USD.
7. Li Ka-shing
Ai është një biznesmen tmerrësisht i suksesshëm. Vlera e tij neto është 21 miliardë USD.
8. Liliane Bettencourt
Ajo është themeluesja e kompanisë kozmetike “L’Oreal”. Vlera e saj neto është 20 miliardë USD.
9. Lee Shau Kee
Ai ka pasuri totale prej 18.5 miliardë USD. Ndërkaq ai ka marrë shumë tituj nderi.
10. Michele Ferrero
Ky biznesmen, i cili është pronar i kompanisë së çokollatës së njohur në mbarë botën, “Ferrero Rochers”. Ai ka një pasuri prej 17 miliardë USD.