ARKATANA

Dhëmbët e bardhë nuk janë gjithmonë edhe të shëndetshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rezultatet e një hulumtimi të ri, tregojnë që dhëmbët e bardhë nuk janë shenjë e dhëmbëve të shëndetshëm, posaçërisht nëse bëhet fjalë për zbardhimin e pavarur me ndihmën e produkteve që nuk garantojnë siguri.

Disa nga ne dëshirojnë flokë të drejta, ndërsa të tjerët dëshirojnë kaçurrela. Disa dëshirojnë të jenë me ten më të mbyllët, ndërsa për disa teni më i bardhë është më i bukur. Megjithatë, të gjithë pajtohen për një gjë: që dhëmbët e bardhë janë më të bukur se sa të verdhët. Por cila është mënyra më e mirë e zbardhimit të dhëmbëve, dhe të keni sa më pak pasoja negative?

Hulumtimi i ri i shkencëtarëve amerikanë, i publikuar në revistën “Journal of the American Dental Association”, tregon që zbardhimi i pavarur i dhëmbëve me produktet të cilat më së shpeshti ua jep stomatologu juaj mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve.

Po ashtu ata kanë konstatuar që reduktohet niveli i mineraleve në dhëmbë, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin dhe ruajtjen e tyre.

Hidromorava

Reduktimi konstant i mineraleve në dhëmbë në shumicën e rasteve shkakton krijimin e kariesit dhe ndryshimin e strukturës dhe pamjes së dhëmbëve.

Produktet për zbardhimin dhëmbëve të cilat i përdorin stomatologët përmbajnë 35 për qind peroksid hidrogjeni i cili depërton thellë në smalt dhe aktivizon proceset që nxisin mineralizimin.

Nga ana tjetër, produktet për zbardhimin e dhëmbëve të cilat përdoren në mënyrë të pavarur përmbajnë koncentrim më të vogël të peroksidit të hidrogjenit dhe nuk aktivizojnë proceset që nxisin mineralizimin, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton që veprojnë në pjesën sipërfaqësore të dhëmbëve dhe shkaktojnë reduktimin e nivelit të mineraleve.

Edhe pse ekzistojnë shumë metoda për zbardhimin e dhëmbëve dhe për secilën metodë ekziston versioni të cilin mund ta bëni edhe ju vetë në mënyrë të pavarur, ia vlen të investohet në zbardhimin e dhëmbëve nga ana e ekspertëve që dhëmbët tuaj të mos dëmtohen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.