Fundamenti

Dezinsektimi dhe dezinfektimi nga Komuna e Gjilanit është gati të realizohet në teren

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit edhe këtë vit do të vazhdojë realizimin e projektit të dezinsektimit hapësinor dhe dezinfektimit të të gjitha objekteve shkollore në Gjilan.

Sipas Ruzhdi Rashitit koordinator i mbikëqyrjes së projektit faza e parë e dezinsektimit hapësinor do të filloj mё 2 qershor 2012 në ora 20.00 dhe do të zgjas dy ditë po në të njëjtën kohë, pra nga ora 20:00, kurse sipërfaqja që do të përfshihet në këtë projekt do të jetë 1000 hektar.

Dezinsektimi hapësinor do tё realizohet nё tri faza dhe distanca nё mes fazave do tё jetë dy javё.

Mobi Casa

Orari i ndryshimit të këtij projekti do të ndryshojë varësisht nga kushtet atmosferike. Poashtu i njoftojmë tё gjithё bletarët qё kёto tri ditё t`i kenё bletёt e mbyllura nё kohёn kur kryhet dezinsektimi hapësinor, sepse mund të ndikoj negativisht në shëndetin e bletëve.

Rashiti tha se gjithashtu Komuna e Gjilanit do ta kryej edhe dezinfektimin e tё gjitha objekteve shkollore nё pjesën urbane dhe rurale. Sikur edhe herët tjera dezinfektimi i objekteve shkollore në marrëveshje me drejtorinë e Arsimit do të kryhet pak para fillimit të vitit shkollor, pra në muajin gusht.

Qëllimi i këtij projekti ёshtё eliminimi i insekteve fluturuese apo minimizimi i tyre. Si dhe krijimi i ambientit të pastër dhe të shëndosh për nxёnёsit dhe personelin mësimor./rajonipress/