ARKATANA

Detyrime miliardash të Serbisë për pensionistët në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ENVER HOXHAJ

Beograd – Për shkak të ndërprerjes së qarkullimit të pagesave me Kosovën, Serbia ia ka borxh disa milionë euro Kosovës për mospagesë të pensioneve, njofton sot RTS ( Radiotelevizioni i Serbisë).

Shteti serb pret që Gjyqi në Strasbourg të përgjigjet pozitivisht kërkesës që zgjidhja e këtij problemi të shtyhet deri në gusht të këtij viti në mënyrë që, thotë RTS, të konfirmohet kuadri ligjor për zgjidhjen e këtij problemi.

Qeveria serbe ka kërkuar nga Gjyqi në Strasbourg edhe gjashtë muaj në mënyrë që, si thuhet, të shikojë të gjitha rrethanat, të konfirmohet kuadri ligjor dhe vëllimi i mjeteve dhe të zgjidhë problemin e pagesës së pensioneve për shfrytëzuesit që e kanë arritur këtë të drejtë në Kosovë.

Supozohet se Serbia në emër të pensioneve të papaguar Kosovës i ka borxh 1 deri në pesë miliardë euro.

Mobi Casa

Beogradi shpreson se Strasbourgu do ta miratojë këtë kërkesë.

Shfrytëzuesve të pensioneve të Kosovës u është ndërprerë pagesa në qershorin e vitit 1999 për shkak të ndërprerjes së qarkullimit të pagesave dhe financiar, thonë zyrtarë serbë.

Megjithatë, thonë ata, një numri pensionistësh u është vazhduar pagesa e pensioneve dhe shtojnë se nuk e dinë se sa kërkesa të tjera do të bëhen.

“Tashmë janë bërë 9000 kërkesa dhe është e qartë se këto nuk janë kërkesa të plota, ndërsa janë zgjidhur 200 – 300 raste të tilla.
Me vendim të Gjykatës së Strasbourg, Serbia çiftit Lutfie dhe Mahmut Grudiq i ka paguar mbi 90 mijë euro në emër të pensionit.