GRANDEMALL

Destani : Nuk derdhim gjak për lapidar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Skender Destani, thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk janë në gjendje të derdhin më gjak, për çështje si lapidarët.

Destani i është përgjigjur deklarimeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka quajtur të turpshme që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së. Analisti Nexhmedin Spahiu ka kritikuar ashpër qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë për deklarata boshe, ndaj shqiptarëve të Luginës, ndërsa nuk kanë ndarë asnjë cent për Luginën.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të frustruar me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka quajtur të turpshëm mosreagimin e tyre me rastin e intervenimit të xhandarmërisë serbe për heqjen e lapidarit nga qendra e Preshevës.

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Skender Destani, ka thënë se “shqiptarët e Luginës nuk janë në gjendje të derdhin më asnjë pikë gjak për lapidarët”.

GRANDEMALL

Ai i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se “është turp i madh që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së”. Deklaratë të ngjashme për mediat kosovare ka bërë dhe Xhevat Haliti, nënkryetar i PDK-së, ish-drejtues i UÇK-së.

“Në Luginë ka frustrim me deklaratat e Thaçit dhe Halitit”, ka thënë Destani, për emisionin “Jeta në Kosovë”, i cili transmetohet të enjten në mbrëmje, në RTK.

Heqjen e lapidarit të 27 ushtarëve të UÇPMB-së, Destani e ka cilësuar si veprim kalkulues të Qeverisë së Serbisë, duke dashur të dëshmojë se veriu i Mitrovicës dhe Lugina, në dialogun që po zhvillohet të Bruksel ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit nuk mund të trajtohen si çështje paralele.

Ndërkaq, analisti Nexhmedin Spahiu, deklarimet e kryeministrave shqiptarë, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, lidhur me ngjarjet në Preshevë i ka cilësuar deklarata për poenë politikë. /gazetajnk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.