Hidromorava

Destani, në Tiranë me ”90 minuta”

/ 2 minuta lexim

Filmi “90 minutes – The Berlin Project”, ku aktori Blerim Destani luan rolin kryesor, do të fillojë të shfaqet në kinematë shqiptare, nga data 17 janar.

“90 minutes – The Berlin Project” është një histori që shqyrton emocionet e krijuara në nivele të ndryshme të realitetit nëpërmjet të cilit i shqyrtojmë zgjidhjet tona, motivimet dhe jetën në përgjithësi. Koncepti themelor është që të tregohet historia në kohën reale përderisa e ndjekim veçanërisht personazhin.

Mobi Casa

Ky film është shfaqur gjatë verës në kinematë gjermane, dhe nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat e atjeshme. Gazeta ”Morgen Post”, shkruante se filmi „90 minuta“ mund të klasifikohet bindshëm si ”produksioni më i veçantë i zhanrit të filmave vërtetë jo të lirë të Berlinit”.

Më tej, gazeta kishte vlerësuar filmin si ”një akt i fuqishëm koreografik”, duke shpjeguar:”Trajkov dhe Destani, i cili është edhe ko-producent i filmit, kishin pesë ditë kohë në dispozicion. Por jo për një hapësirë të mbyllur, por për një qytet të hapur dhe vibrues, në të cilin kanë marrë pjesë edhe këmbësorë që s’kanë ditur gjë për xhirimin. Dy muaj e gjysmë, janë bërë prova: një akt i vetëm i fuqishëm koreografik./Indeksonline/