Uji Dea

Destani: Dalja e ushtrisë serbe nga kazermat shenjë jo e mirë për Luginën dhe rajonin

/ 6 minuta lexim

Preshevë- Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skënder Destani, në një intervistë dhënë për “Presheva Jone”, flet për situatën aktuale politike në Luginë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fati i Luginës, aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar në Luginë dhe sa është unik faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës, në realizimin e verdiktit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992.

Prandaj kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë duke ndalur provokimet dhe politikën diskriminuese mbi shqiptarët etnik të Luginës së Preshevës. Dialogu Kosovë-Serbi një tunel i zi e, i pafund, me pasoja negative edhe për Luginën e Preshevës.

Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skënder Destani, në një intervistë dhënë për “Presheva Jone”, flet për situatën aktuale politike në Luginë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fati i Luginës, aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar në Luginë dhe sa është unik faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës, në realizimin e verdiktit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992.

“Unë jam shumë skeptik duke marrë parasysh jo-unitetin dhe përçarjen e madhe të faktorit politik shqiptar”, theksoi Destani, duke folur për realizimin e verdiktit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992..” pohon fillimisht Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skënder Destani, në një intervistë dhënë agjencisë informative “Presheva Jonë”

“Presheva Jone”: Fillimisht, na përshkruani situatën aktuale politike të Luginës së Preshevës?

Destani: Ne si institucion në kuvend, por edhe si parti e BDL dënojmë ashpër lëvizjet dhe provokimet e fundit të xhandarmerisë serbe në vendbanimet shqiptare. Kur del ushtria jashtë kazermave nuk janë shenja të mira për rajonin…Prandaj kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë duke ndalur provokimet dhe politikën diskriminuese mbi shqiptarët etnik të Luginës së Preshevës.

Partitë politike shqiptare u formuan në Luginë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve të cilët jetojnë në këtë rajon përmes aktiviteteve politike të tyre. Një formë e tillë është edhe procesi i zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare nëpërmes së cilave fitojnë pushtet, në kuadër të cilit edhe kanë mundësi t`i mbrojnë dhe avancojnë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Luginë.

Por, a po ndodhë një gjë e tillë? Ne mendojmë se jo dhe për këtë është përgjegjës i tërë spektri politik, dikush më shumë e dikush më pak. Sot veprimi politik i korpusit politik shqiptar është aq i fragmentuar dhe jo-kooperues sa që në Luginë nuk kemi asnjë aktivitet politik të përbashkët ku unifikohet politika shqiptare për të realizuar ndonjë nga qëllimet kombëtare shqiptare. Ky unifikim lëre që nuk është prezent, por as që ka indici se një çka e tillë është e mundshme në këtë konstalacion të forcave politike shqiptare. Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se situata politike e shqiptarëve në Luginë është në shkallën më të ulët të mundshme nga e cila po pëson kauza jonë shqiptare.

KKGJILAN

“Presheva Jone”: Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë veç ka filluar edhe pa çështjen e Luginës së Preshevës përkundër kërkesave të juaja për t’u përfshirë në këtë proces..?

Destani: Parimi i veprimit tonë politik gjithmonë ka qenë dhe duhet të jetë se problemet duhet zgjidhur përmes dialogut dhe assesi më përmes forcës. Andaj, edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet parë në këtë aspekt, pra problemet mes dy shteteve duhen të zgjidhen përmes dialogut, por jemi skeptik në zhvillimin e duhur të tij, sepse mendojmë se ky dialog nuk është përgatitur nga asnjëra palë, ashtu siç duhet dhe se dialogimi bëhet mbi baza të pabarabartëve, dhe në këtë formë të këtij dialogu, fituesi dihet që më parë, pra fitues del ai ma i forti dhe kush është ai mendoj se të gjithë e kemi të qartë. Pra, duke u bazuar në këto që thashë më lart ne mendojmë se Kosova është futur në këtë dialog e pa përgatitur dhe në pozicionin e më të dobëtit dhe druajmë se do të zhgënjehemi me përfundimin e tij.

“Presheva Jone”: Çka mund të na thoni lidhur me aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar në Luginë?

Destani: E ceka që në pyetjen e parë se faktori politik shqiptar i përçarë skajshmërish në të gjitha veprimet e veta politike ndikoi shumë edhe në aktivitetet e nevojshme të cilat duhej ndërmarrë për nderë të 100-vjetorit të pavarësisë. U bënë disa aktivitete kulturore por, ato ishin lokale dhe të parcializuara sepse nuk ka unitet në veprimet tona që i dëmtojnë edhe aktivitetet që duhej ndërmarrë bashkërisht, aktivitete të cilat do ta madhëronin këtë manifestim jubilar dhe në anën tjetër do tregonin aftësinë tonë organizative dhe kreative. Mjerisht, kjo nuk po ndodhë dhe fajtor do të jemi i gjithë korpusi politik shqiptar.

“Presheva Jone”: Pas 100-vjet pavarësi të shtetit shqiptar, Lugina pa flamur. Pse? A do të valojë sivjet flamuri në godinën e Komunës se Bujanocit?

Destani: Një nga kompetencat e Këshillit Nacional Shqiptar është edhe çështja e simbolit kombëtar, por si duket ai është ma shumë i interesuar për diçka tjetër se sa me simbolin tonë kombëtar. Edhe përskaj kësaj mendoj se simboli kombëtar do të valojë në Bujanoc dhe Preshevë.

“Presheva Jone”: Në këtë rajon u mbajt një referendum. Sa është unik faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës, në realizimin e verdiktit të popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992?

Destani: Unë jam shumë skeptik duke marrë parasysh jo-unitetin dhe përçarjen e madhe të faktorit politik shqiptar. Më shumë për momentin nuk po flas sepse na duhet kohë që t`i kthehemi vlerave të 1992, e pastaj të veprojmë./rajonipress/