Hidromorava

Dështon seanca inauguruese e Kuvendit të komunës së Kllokotit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Kllokot të martën ishte thirrur seanca e parë inauguruese e kuvendit komunal të kësaj komune, por e njëjta ka dështuar. Kjo seancë ka dështuar në mungesë të kuorumit për punë sepse në seancë nuk ishin prezent 8 këshilltarë nga 15 sa numëron Kuvendi komunal i Kllokotit.

Sipas rendit të ditës të paraparë për ketë seancë e të cilën e kishte thirrur kryetari i ri i kësaj komune Sreqko Spasiq, do të duhej të jepnin betimin këshilltarët komunal si dhe para tyre edhe kryetari i ri i kësaj komune.

Kjo seancë ka dështuar në mungesë të kuorumit për punë sepse në seancë nuk ishin prezent 8 këshilltarë nga 15 sa numëron Kuvendi komunal i Kllokotit.

Uji Dea

Sipas zyrtarëve komunal edhe pse përgatitjet ishin bërë me kohë si dhe ftesat e gjithashtu sot prezent ishin edhe zyrtarët nga Ministria e pushtetit lokal e Kosovës, mbajtja e seancës ka dështuar sepse e njëjta është bojkotuar nga këshilltarët komunal serbë nga SLS – që në kuvend përfaqësohet me 5 këshilltarë dhe nga këshilltarët shqiptarë të PDK – dhe AAK që numërojnë 3 këshilltarë.

Kështu edhe përkundër pritjes prej rreth 45 minutave ata nuk erdhën dhe në këtë mënyrë ka dështuar edhe betimi i kryetarit si dhe i këshilltarëve të tjerë që ishin prezentë që numëronin 7 këshilltarë 4 nga lista serbe, dhe 3 të tjerë dy serbë që i përkisnin iniciativës qytetare dhe ai i LDK -së.

E meqë nuk u arrit që të sigurohet kuorumi për punë me sugjerim të përfaqësuesit nga MAPL-ja u vendos që seanca e sotme të shtyhet për ditën e premte 27 dhjetor ka njoftuar Aziz Zuka për rajonipress.