UBT

Dështon Rezoluta për Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Rezolutën për shqiptarët në Luginën e Preshevës për shkak të mungesës së kuorumit. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi emocional para deputetëve dhe përfaqësuesve të këtij rajoni të pranishëm në këtë seancë, ka deklaruar se i vinte shumë keq që nuk po arrihej të miratohej sot kjo Rezolutë.

Në fakt, thyerja e unitetit ka ndodhur kur disa deputetë opozitarë kanë vlerësuar se kryeministri po synon që të marrë poenë politikë duke bërë propozimin e tij, që do të relativizonte iniciativën e deputetit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri.

Disa prej deputetëve kanë ngritur pikëpyetje nëse mund të bëheshin ndryshime kushtetuese me anë të rezolutave. E për këtë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar ndihmën e deputetit Arsim Bajrami, i cili është njëri prej hartuesve të Kushtetutës së Kosovës.

“Duhet ta kemi të qartë që me këtë rezolutë nuk po bëjmë ndryshimin e Kushtetutës, por thjeshtë po e përkrahim iniciativën politike të kryeministrit për të nisur ndryshimet kushtetuese për këtë çështje”, ka sqaruar Arsim Bajrami.

Në anën tjetër, kryeministri Thaçi ka deklaruar se së pari është mirë të sqarohet nëse duhet të votohen rekomandime apo është rezolutë, sepse fillimisht kanë qenë rekomandime.

ARKATANA

“Kërkoj formulime konsensuale të kësaj rezolute. Çdo deputet duhet të ketë një tekst të shkruar para vetes. Këtë e dua edhe unë, sepse dua të di se çfarë obligimesh po marr pas miratimit të kësaj rezolute”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Ndryshimi i një neni kushtetues në lidhje me mbrojtjen e të drejtave shqiptarëve jashtë kufijve shkaktoi debate dhe konfuzion në fazën e votimit të kësaj rezolute.

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se Rezolutën do të mund ta votojnë nëse hiqej pika e parë, e cila përmend iniciativën e kryeministrit Hashim Thaçi që të nisin këto ndryshime kushtetuese.

Votimi i kësaj rezolute pritet të votohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.