Hidromorava

Dështon Rezoluta e LDK-së dhe VV-së për vizat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan rezolutën e dy partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes lidhur me dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Me 40 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, deputetët nuk miratuan Rezolutën e propozuar nga dy partitë opozitare.

Shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti tha se për këtë rezolutë nuk ka harmonizim të qëndrimeve të partive parlamentare, megjithatë kërkoi që Rezoluta të hidhet në votim.

Ndryshe, të martën u mbajt një seancë e jashtëzakonshme e kërkuar nga LDK dhe VV lidhur me dështimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

GRANDEMALL

Në këtë seancë u vendos që Rezoluta për këtë çështje të hidhet në votim në seancën e sotme.

LDK dhe VV kishin propozuar për miratim në Kuvend këtë Rezolutë:

Forcat politike parlamentare të ulen në tryezën e bisedimeve për të dakorduar agjendën për krijimin e institucioneve të reja përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Pas këtij dakordimi, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet për t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.
Forcat politike të dakordohen që gjatë kësaj periudhe të mos dëmtohen proceset e rëndësisë nacionale, duke u siguruar që të adresohen çështjet më urgjente para se të shpërbëhet Kuvendit, para së gjithash votimi i pakos së ligjeve për ushtrinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.