UBT

Dështimi që gëlltit milionat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Buxheti i Kosovës ka humbur rreth 8 milionë euro nga dy proceset tashmë të dështuara të privatizimit të 75% të aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK). Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta bindë kompaninë gjermane “AXOS: – Capital në konsorcium me “Najafi Companies LLC”, që të nënshkruajë kontratën për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje deri më 30 dhjetor të vitit që shkoi, pasi që qeveria dështoi të marrë ‘vizën’ nga Kuvendi për privatizimin e kësaj ndërmarrje. E njohësit e ekonomisë thonë se qeveria duhet të japë përgjegjësi për milionat e harxhuar në këtë proces dhe për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Në anën tjetër në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP), është thënë se në bazë të dokumenteve të tenderit për privatizimin e PTK-së, të cilat kanë përbërë bazën për aplikim të pjesëmarrësve në këtë tender, data 30 dhjetor 2013 ka qenë data e fundit e mundshme për nënshkrim të kësaj kontrate.

Mobi Casa

Në bazë të opinionit ligjor të marrë nga këshilltari i transaksionit, KQP nuk ka bazë ligjore për shtyrje të mëtutjeshme të kësaj date. “Të gjendur në këtë situatë dhe në pamundësi të procedojë me nënshkrim të kontratës për shitje të aksioneve të PTK-së, KQP ka vendosur ta përmbyllë procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së”, thuhet në njoftimin e KQP-së…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.