Fundamenti

Dështimi në Bruksel u hap rrugë zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dështuar edhe karta e fundit për ta shpëtuar vendin nga zgjedhjet. Dështimi për ta bindur BE-në që ta heqë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave ka rritur zërat për zgjedhje në Kosovë. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë kërkojnë që të pritet akoma, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, do ta presin ditë të nxehta me rikthimin e tij në Kosovë. Dështimi për ta bindur BE-në që ta suspendojë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave po i atribuohet atij dhe tani më shumë se asnjëherë po kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas analistëve kosovarë, tani zgjedhjet nuk mund të përjashtohen pas dështimit me temat e mëdha, siç janë Demarkacioni, Asociacioni e ushtria, për të cilat ky koalicion është krijuar.

UBT

Madje edhe deputetë të PDK-së thonë se pas vendimit të BE-së që Demarkacioni të dërgohet domosdo në Kuvend, Qeveria ose duhet të ulet të bisedojë, ose të shkohet në zgjedhje, shkruan “Zëri”.

E derisa përpjekjet e kryeministrit Mustafa për ta larguar Demarkacionin si kusht sipas opozitës po shihen vetëm si një lojë e tij, zyrtarë të Qeverisë shpresojnë ende në lajme të mira nga Brukseli dhe kërkojnë që të pritet ende.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.